FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryeministri: Do të ketë survejim me kamera në 20 qytete

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot sistemin e monitorimit me kamera të 20 qyteteve në vend.

Rama tha se në fokus do të jenë shkelësit dhe qarkullimi rrugor.

“Do të ketë survejnim me kamera të qyteteve me fokus qarkullimin rrugor dhe shkelësit. Një sistem i bazuar te fjala e fundit e sigurisë digjitale i pasuruar me inteligjencën artificiale që do të japë informacione në kohë reale përmes sallave të monitorimit të të gjithë qyteteve që do ta kenë këtë sistem. Do fillohet me 20 qytete. Së shpejti do fillojë sistemi për rrugët kombëtare. Do japë mundësi që çdo ankesë e çdo qytetari të trajtohet në kohë reale. Sistemi verifikon jo thjesht me fotografi, por verifikon me personin, emrin, mbiemrin dhe të gjithë kartelën e tij në aspektin e precedentëve penalë”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?