Shkarkime nga Kryeministri Edi Rama. Largohen drejtoreshat kryesore

Kreu i qeverisë ka vendosur të ndryshojë drejtuesit e institucioneve kryesore të mbledhjes së të ardhurave në vend. Sot është firmosur shkarkimi i Drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve, Brisedia Shehaj. Në vend të saj mësohet se është emëruar Vasilika Vjero. Vjero më parë ka mbajtur postin e Drejtore e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit.Vasilika Vjero, është eksperte fiskale. Ajo ka mbajtur detyrën e drejtores së Taksave në Bashkinë e Tiranës, në kohën kur kjo e fundit drejtohej nga Edi Rama.
Vasilika Vjero dha dorëheqjen nga detyra që mbante në Bashkinë e Tiranës, bashkë me disa drejtorë të tjerë të këtij institucioni, të cilët u larguan para se Basha të merrte detyrën. Në tetor 2013, Vjero u emërua në krye të QKR-së.

Ndërkohë Shehaj mësohet se është emëruar zëvendësministre e Ekonomisë.

Ndryshime ka pasur dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave. Ky institucion drejtohej nga Pranvera Fagu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bella Ekonomi emërohet drejtoreshë e Përgjithshme e Doganave në vend të Pranvera Fagut.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?