Kryeministri Edi Rama vijon të sulmojë BE për vaksinat

Në takim elektoral në Dibër, në fjalimin e stërgjatur, kryeministri Edi Rama foli sërish për procesin e vaksinimit dhe nuk nguroi që të sulmojë Bashkimin Europain. Teksa u mburr se vetëm falë tij sot ka vaksina, ndër të tjera tha se BE-ja e la Shqipërinë pa vaksina.

”Ju them kaq, ne ia dalim dhe kundër tërmetit, armikut të padukshëm. Ne ia arritëm t’ia dalim, edhe duke qenë jashtë BE, edhe duke qenë në mes të Evropës në një lagje shtetesh që na lanë pa vaksina. Të jemi sot në pjesën më të madh të klasifikimit të vendeve të Evropës sa i përket vaksinimit masiv, patjetër që do ia dalim ta bëjmë Shqipërinë të ardhmen tonë”.

SHKARKO APP