Kryeministri kritikon kryebashkiakët: Jeni shkëputur nga fshati. 250 milionë euro kredi për bujqësinë

Kryeministri Edi Rama p zhvillon një takim në Cërrik me fokus sektorin e bujqësisë, sfidat arritjet dhe si do financohet sektori i bujqësisë duke iu përgjigjur zhvillimeve ekonomike dhe bumit turistik.

Në takim është e pranishme ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, si edhe ai i Financave, Petrit Malaj, por edhe fermerë e sipërmarrës.

“Arsyeja pse jemi mbledhur ka të bëjë me nevojën tonë për të dëgjuar nga më afër dhe më të strukturuar këndvështrimet tuaja sipas fushave të ndryshme të aktivitetit në hapësirën e madhe të zhvillimit rural, ku gjatë gjithë periudhës së fundit, kontakteve intensive me njerëzit në fshat për shkak të procesit elektoral, kemi krijuar ndjesinë që jemi në nevojën për t’u afruar më shumë nga jeta e përditshme e njerëzve që punojnë dhe zhvillojnë aktivitetin e tyre të sipërmarrjes në fshat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kemi mundur të informohemi për gjëra që në pamje të para janë të thjeshta, por jashtë rrezes së vëmendjes, leximit dhe strukturave tona shkaktojnë konsum të madh energjie dhe konsum të kohës së suaj. Nuk dua të hyj në detaje se është gjithë kjo ditë, por dua të them që arsyeja pse e kemi ndërtuar këtë diskutim është pikërisht se duam që diskutimi të shtrihet në çdo detaj dhe që opinioni juaj mund të shtjellohet plotësisht në një hapësire informale. Pas këtij diskutimi do gjejmë rrugët sesi ky kontakt të jetë më i frytshëm dhe më garantues për dëgjimin e zërit tuaj dhe patjetër më i dobishëm në funksion të politikave dhe vendimmarrjeve tona.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryetarët e bashkive e shohin fshatin si çështje të infrastrukturës rrugore, të pastrimit, të ndriçimit, por nuk e shohin si pjesë të punës së përditshme në funksion të zhvillimit. Jemi në një pikë ku duhet të garantojmë një kthesë në këtë drejtim. Ende sot nuk kemi asnjë ndërmarrje të vetme bujqësore të krijuar me bashkëpunimin e fermerëve dhe strukturave të pushtetit vendor. Janë bërë disa tentativa por nuk mund të themi se kemi krijuar një model.Kemi vendosur në dispozicion të fermerëve dhe fshatit një linjë të re kredie nga Banka e Shqipërisë, 250 milionë euro që është një shumë kolosale për t’iu përgjigjur ambicieve dhe për t’iu dhënë mbështetje projekteve në fshat, kjo e kombinuar me garancinë sovrane që është prej kohësh në dispozicion të fshatit”, tha Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?