Kryeministri në sallë, kaos dhe tym në Kuvend. Miratohet Buxheti i vitit 2024

Kuvendi edhe sot është përfshirë nga kaosi dhe rrëmuja e shkaktuar nga deputetët e opozitës, të cilët janë përplasur fizikisht edhe me punonjësit e Gardës.

Ata kanë hedhur tymuese, flakadanë si dhe kanë grumbulluar karriget para foltores, ndërkohë që Kryeminstri Rama ndodhet në sallë.

Në një situatë rrëmuje kuvendi miraton buxhetin e vitit 2024, me 74 vota pro.

Ndërkohë që kryetarja e Kuvendit, Nikolla, lexonte projektligjin e buxhetit, në sallë janë dëgjuar dhe disa shpërthime të vogla, si shashka.

Nga ana tjetër, deputetët e opozitës, kanë vijuar që t’u bien tavolinave dhe bënin thirrjet: turp, turp!

 

SHKARKO APP