Kryeministri nxjerr pamjet: Vijon puna pa ndërprerje për përfundimin e Unazës së Madhe (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë disa pamje nga puna në kantierin e Unazës së Madhe në Tiranës dhe shkruan:

Vijon pa ndërprerje puna në kantierin e Unazës së Madhe në Tiranë, ku aktualisht në “Sheshin Shqiponja-Urat mbi lumin Tiranë”, kanë përfunduar punimet e betonimit të nënstrukturave të betonit dhe paralelisht po punohet për montimin e strukturës metalike.

Ky projekt me rëndësi madhore për kryeqytetin, jo vetëm do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve, por do të ketë impakt dhe në ekonomi duke rritur vlerën e pronës, zhvillimin e bizneseve të reja dhe aksesueshmërinë me çdo portë hyrëse e dalëse për në Tiranë.

SHKARKO APP