Kryeministri Rama: 26 vende të BE-së qëndrojnë të qetë në një shfaqje të frikshme impotence!

Pak orë para nisjes së Samitit të BE ku do të vendoset nëse do të çelen apo jo negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, vjen një mesazh nga Kryeministri Edi Rama.

Në një postim në Twitter, Rama shkruan se sot është një ditë e re në Europë, por jo në Bulgari. “Sa turp për Europën kjo çështja bulgare”, vijon më tej Rama në reagimin e tij.

Reagimi i plotë i Ramës: 

Swiss Digital Desktop Reklama

Është një ditë e re në Evropë, por jo në Bullgari! Sa turp për Evropën kjo çështja bullgare! Në mes të një lufte shumë të nxehtë në oborrin e pasmë të Evropës, një vend i NATO-s rrëmben dy vende të tjera të NATO-s nën mbikëqyrjen e 26 vendeve të BE-së që qëndrojnë të qetë në një shfaqje të frikshme impotence!

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?