Kryeministri Rama me deputetin e Shkodrës, Agron Çela

“SHKODRA NA BASHKON – Me deputetët e Shkodrës për ecurinë e projekteve zhvillimore të këtij mandati qeverisës me Fondin Shqiptar të Zhvillimit”- shkruan kryeministri në facebook.

Synimi i kryeministrit është të marrë bashkinë e Shkodrës, e cila ka 32 vite që administrohet nga e djathta. Me kalimin e deputetit biznesmen, Agron Çela te PS-ja, që ishte me Ilir Metën, kryeministri po luan gjithë kartat për kryeqendrën e Veriut të Shqipërisë.

Sondazhet tregojnë që nëse Edi Rama kandidon deputetin Benet Beci, ka shanset ta fitojë Shkodrën, natyrisht pas kalimit të Agron Çelës te mazhoranca.

Beci ka përkrahje edhe nga e djathta në Shkodër, përveç së majtës që vjen nga Rama. Por duke llogaritur votat personale të Agron Çelës si dhe kandidimin nga PD-ja e Enkelejd Alibeajt, numrat dalin barazim. Duke mos harruar punën e ministres Elisa Spiropali që me shumë po rri në Shkodër se sa në kryeqytet.

Në fund vendos emri i kandidatit, pasi gjithë këtyre kalkulimeve që po bën kryeministri.

SHKARKO APP