Kryeministri Rama: Shqipëria do të mikpresë vitin tjetër Samitin e Komunitetit Politik Europian!
Shqipëria do të mirëpresë vitin e ardhshëm Samitin e Komunitetit Politik Europian.
Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama, i cili teksa ka ndarë disa momente nga takimet me liderët e BE-së dhe rajonit në Samitin e Londrës, tregon se ky është një tjetër fakt kuptimplotë i pozicionit të ri të vendit tonë në arenën ndërkombëtare.
“MIRËMËNGJES 😊
dhe me lajmin e bukur se Samiti i Komunitetit Politik Europian që u mbajt dje në Londër, vitin tjetër do të mbahet në Tiranë si një tjetër fakt kuptimplotë i pozicionit të ri të vendit tonë në arenën ndërkombëtare, ku deri dje jo vetëm s’mund të imagjinohej të respektoheshim si të barabartë e të bëheshim stacion europian aktivitetesh të nivelit më të lartë politik, po shikoheshim si një periferi e prapambetur ballkanike, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë🫶”, shkruan Rama në postimin në Facebook.