Kryeministri Rama udhëton për në Ukrainë, takim me Presidentin Zelensky në Kiev
Ditën e nesërme Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Kievit, për t’u takuar me Presidentin e Ukrainës Volodomyr Zelensky.
Media malazeze “Vijesti” bën me dije se në Ukrainë do të shkojnë edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, si dhe Kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski.
“Vijesti” shkruan se Abazoviç ka hedhur idenë e një vizite të përbashkët me kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Kiev dhe theksohet se ideja e tij është pranuar nga kolegët.