Kryen mbi 50 vjedhje, arrestohen “kapot” e bandës shqiptare

Dy shqiptarë që drejtonin një bandë hajdutësh përfunduan në prangat e policisë italiane.

Shqiptarët e arrestuar janë 31 vjeçari me iniciale N.E, si dhe 27 vjeçari me iniciale X.A. Ata u arrestuan në Borgo San Dalmazzo dhe i bashkohen 15 arrestimeve të tjera, të gjithë pjesë e një grupi grabitësish.

Arrestimet kanë nisur në muajin qershor. Banda akuzohet për të paktën 50 vjedhje në zona të ndryshme si në Valle d’Aosta, Cuneo, Torino dhe Imperia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njëri prej shqiptarëve, N.E,  ka qenë në burg për një krim tjetër, ndërsa i dyti është prangosur pranë banesës së tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hetimet ndaj bandës kanë vijuar për disa muaj, që kanë kulmuar me zbulimin e drejtuesve të saj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?