“Kryengritësit nga Kuksi po mbërrijnë në Tiranë”

Me mijëra protestues i janë drejtuar tashmë Tiranës dhe priten që në orën 20.00 ti bashkohen protestës së 10-të kombëtare që opozita e bashkuar do të mbajë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë zyrave të Ramës.

Qytetarë të shumtë janë nisur edhe nga Kukësi, të cilët pasi i treguan Ramës forcën e tyre duke e bojkotuar në votimet njëpartiake të 30 qershorit, tashmë kanë vendosur të tregojnë forcën e tyre në pjesëmarrjen në krah të opozitës së bashkuar sot në orën 20.00.

Në një foto të publikuar në profilin e tij në facebook gjatë udhëtimit drejt Tiranës, ish-kryeministri Berisha i quan ata Kryengritësit nga Kuksi

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kryengritesit nga Kuksi po mberrijne ne Tirane! Rama ik! Fitore! Sb”

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?