Kryente vepra të turpshme me vajzën e tij të mitur dhe dhunonte bashkëshorten, ndalohet 36-vjeçari

Policia e Maliqit ka ndaluar një 36-vjeçar, pasi ka kryer vepra të turpshme me vajzën e tij të mitur 5-vjecare si dhe ka ushtuar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Në pranga është vendosur Pandi. Sh, 36 vjeç, banues në njësinë administrative Pirg.

Njoftimi i policisë:

Kryente vepra të turpshme ndaj vajzës së tij, si edhe ushtronte dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia ndalon autorin e dyshuar të ngjarjes. Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë ndalimin e shtetasit:

Swiss Digital Mobile Reklama

Pandi. Sh, 36 vjeç, banues në njësinë administrative Pirg.

Ndalimi i tij u bë në bazë të urdhërit të Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, si edhe pas kallëzimit të bërë më datë 04.07.2017 nga bashkëshortja e tij, e cila ka deklaruar se shtetasi i mësipërm ka kryer në mënyrë të përsëritur vepra të turpshme ndaj vajzës së tij të mitur 5-vjeçare.

Gjithashtu dyshohet se 36 vjeçari, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale: “Vepra të turpshme” dhe “Dhuna në familje” parashikuar nga nenet 108/1 dhe 130/a/3 të Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?