Kryepolici monitoron nga tarraca e kryeministrisë. Policia: Mos hidhni kapsolla
Kryepolici i Tiranës, Rebani Jaupaj po i ndjek zhvillimet e protestës së opozitës nga tarraca e kryeministrisë. Ai është filmuar në godinën e kryeministrisë nga efektivë të tjerë policië të cilët siç shihet janë të pajisur edhe me dylbi dhe kamera.
Policia e Shtetit deri tani ka identifikuar katër persona me maska, të cilët sipas policisë nuk duhet të jenë në protestë pasi hedhin kapsolla të rrezikshme. Megjithatë, para protestuesve ka vetëm një kordon policësh, ndërsa forcat “Shqiponja” dhe ato të ndërhyrjes së shpejtë qëndrojnë në distancë.
Nëpërmjet një punonjësi të Policisë të Patrullës së Përgjithshme, Policia e Shtetit i bëri thirrje në megafon protestuesve dhe organizatorëve të protestës.
”Të nderuar qytetarë! Ruani qetësinë, ruani gjakftohtësinë. Mos hidhni lëndë piroteknike, fishekzjarre, kapsolla dhe tymuese në drejtim të punonjësve të Policisë. Hedhja e kapsollave dhe lëndëve piroteknike se rrezikoni jetën e punonjësve të Policisë”.


