Kryetari i parlamentit të Iranit: SHBA-të flasin për negociata dhe planifikojnë fshehurazi sulm tokësor
Kryetari i parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf ka deklaruar se forcat iraniane janë gati për mbërritjen e trupave tokësore amerikane.
Ghalibaf u shpreh se presidenti amerikan, Donald Trump ka një anë shpreh gatishmëri për të negociuar me Iranin, ndërkohë që nga ana tjetër planifikon fshehurazi një sulm tokësor.
“Armiku po dërgon hapur një mesazh negociatash dhe po planifikon fshehurazi një sulm tokësor. Burrat tanë po presin mbërritjen e ushtarëve amerikanë në terren për t’i vënë flakën”, tha ai.
Më herët sot, media amerikane raportoi se Pentagoni po përgatitej për javë të tëra operacionesh tokësore në Iran. Raportet erdhën ndërsa ushtria amerikane njoftoi mbërritjen e 3,500 ushtarëve nga Njësia e 31-të Ekspedicionare Detare në Lindjen e Mesme.
Ndërkohë edhe 3500 marinsa amerikanë sapo kanë arritur në ujërat afër Iranit.
KOHA JONË SONDAZH

