“Kujdes me kriptovalutat”/ AMF reagon për një nga platformat që operon në Shqipëri: E rrezikshme, nuk e kemi licencuar

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) paralajmëron investitorët shqiptarë se një platformë e investimeve që po operon në tregun nuk është e licencuar, as e regjistruar dhe as e njohur nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Sipas AMF-së, mbështetur në ligjin “Për Tregjet e Kapitalit” dhe ligjin “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë”, asnjë shoqëri nuk mund të ofrojë apo promovojë shërbime të lidhura me investime në tituj apo tregtimin e njësive digjitale dhe/ose monedhave virtuale, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, pa u licencuar, regjistruar apo njohur më parë nga ky Autoritet.

“Çdo investim në këto platforma mund të rezultojë me humbjen e të gjitha parave të investuara në mënyrë të pakthyeshme.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo platformë mundëson investimet online, në tregtimin e kriptovalutave, kryesisht në Bitcoin. Investitorët duhet të jenë të qartë se nuk do t’u mbrohen interesat e tyre kur investojnë në subjekte apo platforma të palicencuara, të paregjistruara apo të panjohura nga AMF.

Swiss Digital Mobile Reklama

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare thekson se lista e subjekteve të licencuara ndodhet në rubrikën “Regjistri i të Licencuarve” në faqen zyrtare të Autoritetit, listë e cila përfshin vetëm bankat tregtare, Postën Shqiptare dhe një shoqëri për ofrimin e shërbimeve të investimit.

Pavarësisht se ky ligj është në fuqi prej 5 vitesh, deri më sot AMF nuk ka licencuar asnjë subjekt që ofron shërbime të investimit në kriptovaluta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?