“Kujdesi ndaj klientit”, drogë në burgun e Burrelit, arrestohet avokati

Një avokat  mbrojtës e mbron dhe kujdeset për klientin e tij deri në atë pikë, sa përfundon edhe vetë në pranga. Ngjarja e fundit ka ndodhur në burgun e Burrelit. Avokati mbrojtës i një të burgosuri në burgun e Burrelit ra në prangat e policisë, sepse tentoi të fuste disa doza me drogë në ambientet e qelisë. lirjan Dyzeni nga Lezha, u arrestua në këtë tentativë, teksa e kishte fshehur drogën në brendësi të sendeve të tjera që pretendoi t’i fuste në ambientet e burgut, për llogari të një prej të burgosurve, të cilin ai e kishte mbrojtur gjatë procesit gjyqësor.       

SHKARKO APP