Kukës/ Drejtonte i dehur dhe pa leje drejtimi, arrestohet shoferi, procedohet një i mitur

Policia Rrugore e Kukësit ka shtuar kontrollet në rrugët urbane dhe interurbane, si dhe në pikat hyrëse e dalëse të qytetit, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe garantimin e sigurisë në qarkullim.

Gjatë javës së fundit janë proceduar penalisht dy persona për shkelje të rregullave të qarkullimit. Njëri prej tyre është arrestuar në flagrancë pasi është kapur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi. Ndërkohë, një shtetas i mitur është proceduar për drejtim automjeti pa qenë i pajisur me lejen përkatëse.

Në kuadër të kontrolleve parandaluese, Policia Rrugore ka vendosur gjithsej 201 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga këto, 9 masa janë vendosur për tejkalim të shpejtësisë në rrugët interurbane, 21 për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 2 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit. Gjithashtu, janë konstatuar 3 raste parakalimi të gabuar dhe një drejtues është ndëshkuar për drejtim nën efektin e alkoolit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pjesa më e madhe e masave, 165 në total, lidhet me shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit, të cilat sipas Policisë përbëjnë faktorë që mund të ndikojnë në shkaktimin e aksidenteve.

Gjatë kontrolleve janë ndaluar administrativisht edhe dy automjete që qarkullonin pa dokumentacionin e nevojshëm ose me detyrime të papaguara. Ndërkohë, tre automjete janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Policia Rrugore e Kukësit apelon drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit, të shmangin drejtimin nën efektin e alkoolit dhe të mos drejtojnë pa leje, me qëllim mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të të gjithë përdoruesve të rrugës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?