Kukësi, “pushtohet” nga emigrantët, po kthehen nga Italia dhe Greqia

Italia apo Greqia, ka qenë vende pritese për shumë emigrantë shqiptarë por tashmë jo. Shumë emigrantë, pasi kanë humbur vendet e punës, janë rikthyer në Kukës. “Janë të shumtë emigrantët që kanë marrë te ne informacion për hapjen e një biznesi, pasi kanë vendosur të mos kthehen më në emigracion”, thotë Demir Selaj, për gazetën “Panorama”.

Ai është punonjës në zyrën e punës e të përkrahjes sociale të qarkut të Kukësit, ku thekson se veçanërisht emigrantët e moshës mbi 45 vjeç, nga panunëisa e kanë të vështirë të rikthehen.  Mbi 30 për qind e tyre kanë vendosur të mos i kthehen më jetës së emigracionit.

Një emigrant i kthyer nga Greqia shprehet se: “Vështirë është të dihet numri i emigrantëve që kanë vendosur të braktisin emigracionin, por në Kukës fenomeni është evident. Edhe këtu nuk kemi asnjë të ardhme, shteti nuk na ndihmon me ndihmë ekonomike, vende pune nuk ka”, thotë Hasan Sela,

Swiss Digital Desktop Reklama

Emigrantët e kthyer që kanë humbur vendet e punës janë kryesisht nga Greqia, por ka edhe nga Italia. Ndërsa të shumtë janë të rikthyerit nga Gjermania. “Aq sa deri tani, edhe pse shumë prej tyre kanë kërkuar t’i orientojmë, asnjë nuk ka mundur të çelë biznesin e vet privat”, tregon Demiri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më tej Hasani pohon se: “Ndërsa të hap një biznes është po aq e vështirë sepse fuqia blerëse është përtokë. Paketa fiskale është tepër e rënduar dhe ka mbetur e vetmja rrugë: Mundësia për t’u larguar sërish në emigracion, jo në Greqi, por në ndonjë vend tjetër”, shprehet më tej Hasani.

Sipas raporteve, nga rrethi i Hasit janë në emigracion rreth 7000 persona, nga rrethi i Kukësit 6000 persona dhe nga rrethi i Tropojës rreth 3500 persona.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?