“Kunati” prangos një burrë dhe një grua për 21 kg kanabis

Dy persona kanë përfunduar në pranga në kuadër të operacioni të koduar “Kunati”.

Si rezultat, janë arrestuar në flagrancë shtetasit Ndriçim Kuka, 39 vjeç, si dhe Bukurije Fejza, 44 vjeçe, banues në Tiranë.

Ata u arrestuan pasi u janë gjetur 21 kg lëndë narkotike kanabis sativa në banesë. Në mes të një kopshti me misër në oborrin e banesës së shtetases Bukurije Fejza janë gjetur edhe bimë të llojit kanabis sativa.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu është sekuestruar edhe një armë zjarri si dhe 1 pistoletë Shenjëdhënëse me një fishek.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Prodhim dhe mbajtje e armëve luftarake dhe municioneve” dhe “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?