Kundërshton gjobën për perdet në xhamat e makinës, arrestohet i riu

Placeholder Image

Policia e Dibrës ka arrestuar në flagrancë një të ri, pasi ka kundërshtuar me dhunë dhe ka kanosur punonjësit e policisë rrugore.

Në pranga ka rënë Hasan Toska, 22 vjeç, banues në Bulqizë, i dënuar më parë për veprat penale prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe vjedhje me dhunë.

Arrestimi i tij u bë në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, në vendin e quajtur “Dovalan”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas bluve, “dyshohet se 22-vjeçari ka kundërshtuar me dhunë dhe kanosur për mos ti vendosur masë administrative, punonjësit e policisë rrugore, pasi këta të fundit e kishin konstatuar duke lëvizur me mjetin e tij me targa “AA 591NF”, me perde në pjesën pasme të xhamave të mjetit, në kundërshtim me nenin 72, pika 9 dhe 12, të Kodit Rrugor”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kanosje për shkak të detyrës”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?