Kundërshtuan policët, njëri në pranga, tjetri në kërkim
Kundërshtojnë për shkak të detyrës punonjësin e Policisë, arrestohet në flagrancë një shtetas si dhe shpallet në kërkim një tjetër.
Një ditë më parë specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kukës, arrestuan në flagrancë shtetasin Liridon Mehmeti, 25 vjeç, banues në Kukës, si dhe u bë shpallja në kërkim i shtetasit B.M., 30 vjeç, banues në Kukës.
Arrestimi i shtetasit Lirion Mehmeti, u bë pasi në bashkëpunim me shtetasin B.M., në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi”, për shkak të detyrës, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë të rendit.
Po punohet për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim nga ana jonë. Materialet i kaluan Prokurorisë Kukës, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

