Kur aksidentet rrugore do quhen vrasje? Zbardhet propozimi i Tahirit

Një ditë pas njoftimit të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri për të klasifikuar aksidentin rrugor me pasojë vdekjen e qytetarëve si “vrasje rrugore”, në media janë zbardhur amendimet e para që pritet të propozohen për ndryshimet në Kodin Penal.

TVSH raporton se deri më tani janë 4 propozime se kur aksidenti do të quhet “vrasje rrugore”.

Vrasje rrugore do të klasifikohet kur në aksident është verifikuar:

Swiss Digital Desktop Reklama

-Përdorimi i pijeve alkoolike dhe substancave narkotike

Swiss Digital Mobile Reklama

-Shpejtësi tej normave të lejuara në qendër të banuar

-Aksidenti ndodh në kryqëzim dhe semafori është i kuq

-Aksidenti ndodh në raste të parakalimit të gabuar

Rastet e tjera qe nuk përfshihen në këto kategori do të cilësohen thjesht aksidente me pasojë vdekjen sikundër janë gjykuar deri më tani, raporton Televizioni publik Shqiptar.

Duke shtuar se burime të Policisë së Shtetit i kanë thënë kësaj medie se ndryshimet për nenet 290 dhe 291 në Kodin Penal për ashpërsimin e dënimit për aksidentet rrugore janë propozuar nga ekspertët që në muajin prill të këtij viti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?