Kush është Edi Rama dhe kush është Mimi Kodheli?

 Në fjalimin e Koço Kokëdhimës në Asamblenë e PS bëri bujë, veç të tjerave, një deklaratë për Ministren Mimi Kodheli. Kokëdhima tha se pasi Rama e largoi nga strukturat e Partisë Socialiste në Vlorë, vendin e tij e zuri Ministrja e Mbrojtjes.

“Shoqja Mimi Kodheli që u caktua në vendin tim në Vlorë, në vizitën e parë që bëri në Këshillin Koordinativ të Qarkut dhe në asamblenë e partisë, deklaroi: “Unë jam Edi Rama me flokë” dhe “tani e mbrapa këtu drejtoj vetëm unë”!-tha Koço Kokëdhima në mbledhjen e Asamblesë së PS.

Karikaturisti Bujar Kapexhiu e ka gjetur një mënyrë origjinale për të përshkruar këtë deklaratë të ish-deputetit Kokëdhima.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?