Kush është kryepolici i vrarë sot në Tiranë
Artan Çuku, ish-drejtori i policisë Vlorë mbeti sonte ne mbremje viktimë e një atentati me armë zjarri, vetem 50 metra larg nga banesa ku edhe jeton ne Tirane.
Ai ka mbajtur poste te rendesishme ne Policine e Shtetit ne nje karriere 16 vjecare. Por eshtë liruar nga policia në qershor të vitit 2013 me urdher te Artan Didit.
Arsyeja qe u dha ishte: per shkurtim funksioni organik dhe pamundesi emerimi ne nje vend tjeter. Artan Didi dha urdher ne 2013 per lirimin e tij nga detyra bashke me nje grup tjeter oficeresh te Drejtorise se Pergjithshme te Policise.
Ne kohen qe u lirua nga puna, ai ka qene oficer ne Policine e Shtetit. Ai ka qene edhe shefi i Antitrafiqeve ne Drejtorine e Policise se Vlores, shef krimesh ne Tirane, Shkoder, Fier.
Cuku ka qene edhe zv.drejtor i Krimeve ne Policine e Tiranes para se te emerohej drejtor ne Vlore.
Pas atentatit të ndodhur mbrëmjen e stome në Tiranë, ku mbeti i vrarë ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Artan Cuku, në vendin e ngjarjes ka vajtur drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj.
Hodaj e ka cilësuar ngjarje të rëndë vrasjen e Cukut, duke shtuar se po hetohen të gjitha pistat e mundshme.
Po ashtu, kreu i policisë së Tiranës, tha se janë shoqëruar dëshmitarët që kanë parë ngjarjen dhe po merren në pyetje.
“Po hetohen te gjitha pistat e mundshme. Ngjarje e rende. Ka vdekur ne vend është qëlluar ne koke. Ne shesh pushimin e pallatit sa ka hyre. Dëshmitarët thonë qe kane qene dy veta me motor. Dëshmitarët janë shoqëruar ne polici.”, -tha Hodaj.

