Kush janë 5 800 abonentët e Vodafone të përgjuar vetëm gjatë një viti?

Gjatë një seance dëgjimorë nga komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, është mësuar se nga periudha 1 prill 2013 deri më 31 mars 2014, vetëm një kompani e telefonisë celulare ka marrë 5.788 kërkesa  për të dhëna komunikimi nga Agjensitë e Sigurisë në Shqipëri. Këto kërkesa për përgjime i ka marrë vetëm kompania Vodafone Albania, e cila vullnetarisht e ka bërë të ditur këtë numër. SHISH, Prokuroria dhe Policina refuzojnë të japin të dhëna shtesë rreth numrit të personave nën përgjim, me argumentin se përbën informacion të klasifikuar. Pas seancës së sotme, brenda 15 ditëve komisioneri Besnik Dervishi duhet të vendosë nëse publikimi i numrit të personave të vendosur në përgjim është sekret shtetëror apo një e dhënë që mund të sigurohet dhe publikohet nga media. Sipas avokatit Dorian Matija, publikimi i këtij numri nuk është një informacion i klasifikuar.

SHKARKO APP