Kush janë vëllezërit Brahimaj, atentatet me tritol, hoteli 1.5 mln euro

200 gramë tritol i është vënë këtë të hënë poshtë sediljes së makinës së 35 vjeçarit Bashkim Brahimaj në Vlorë, por edhe kësaj here fatmirësisht ai ka shpëtuar.

Ky ishte atentati i tretë që i bëhej 35 vjeçarit. Por fatin e Bashkimit, nuk e ka patur i vëllai, Isuf Brahimaj, i cili u ekzekutua në vitin 2014 me tritol në makinën e tij, kur ai po udhëtonte në qytet.

Isuf Brahimaj ishte dënuar për trafik droge në Belgjikë dhe vrasja e tij sipas hetimeve të policisë në atë kohë kishte lidhje pikërisht me drogën. Isuf Brahimaj ishte dënuar gjithashtu me burgim në Itali dhe kishte vuajtur 8 vite.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy vëllezërit kishin në pronësi një hotel 5 katësh në zonën e Ujit te Ftohtë në qytetin bregdetar, me vlerën e 1.5 mln eurove. Paratë për ndërtimin e tij kishin ardhur nga trafiku i drogës dhe për këtë arsye, në vitin 2015, Prokuroria vuri në sekuestro objektin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Babai i dy djemve një vit më parë i bëri thirrje prokurorisë që të zbardhë krimin ndaj të birit Isuf Brahimaj, pasi ende nuk është gjetur autori, ndërsa e motra, Anila Merkaj shprehej se ekzekutimi i të vëllait ka ardhur nga profesionistë me pagesë. Motra e Isuf Brahimajt deklaronte një vit më parë se prapa vrasjes qëndronte Julian Sinanaj.

 “Julian Sinanaj u rrinte mbrapa vëllezërve të mi. Isufi kur e ka parë në televizor ka thënë se ky na rrinte mbrapa në një lokal që këta pinin kafe. Julian Sinanaj ka folur për këto dhe ka thënë që minën e motorit e kam përgatitur unë dhe që atëherë prokuroria ka shumë për të gjetur, por s’ka bërë asnjë gjë”, shprehej Anila.

Dënimet e vëllezërve Brahimaj:

Për shtetasin Isuf Brahimaj, i datëlindjes 12.08.1972, lindur në Vlorë,

– Me vendimin e Gjykatës së Apelit Lecce është deklaruar fajtor për veprën penale të “Mbajtjes dhe transportimit te lëndëve narkotike” në bashkëpunim, duke e dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim dhe gjobë, ndodhur më datë 20.01.2006 në Otranto.

Sipas vendimit të mësiperm, fakti kriminal për të cilën është dënuar ky shtetas është se në datë 20 janar 2006 kanë transportuar dhe mbajtur një sasi prej 351 kg lëndë narkotike e llojit marijuana e ndarë në 10 pako të fshehura në haësirën e mbrapme të mjetit tip Fiat Doblo.

– Me vendimin penal datë 14.11.1997, të Gjykatës së Apelit Milano, i cili ka marrë formë të prerë në datë 19.06.1998, i pandehuri Stojanovic Srdan i datëlindjes 12.12.1975, i njohur më vonë si Isuf Brahimaj, i datëlindjes 12.08.1972, lindur në Vlorë, është deklaruar fajtor për veprën penale të “Nxitjes, favorizimit dhe shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese”, për fakte që datojnë në vitin 1994.Për shtetasin Bashkim Brahimaj (Ermal Brahimaj), i datëlindjes 08.01.1982, lindur në Vlorë,

– me vendimin e Gjykatës së Apelit Firence datë 13.03.2009, që ka marrë formë të prerë në datë 20.04.2010, ka vendosur dënimin e këtij shtetasi për veprën penale të “Mbajtjes dhe transportimit te lëndëve narkotike” në bashkëpunim, për mbajtjen e 147 gr lëndë narkotike e llojit kokainë, ndodhur në datë 29 tetor 2004 në Arezzo

.-  me vendimin e Gjykatës së Apelit Firence datë 22.05.2012,  që ka marrë formë të prerë në datë 09.11.2012, shtetasi i mësipërm është deklaruar fajtor për veprën penale të “Pjesëmarrjes në organizatë ndërkombetare për trafikimin e lëndëve narkotike, Mbajtjes dhe transportimit te lëndëve narkotike” në bashkëpunim, në një organiztë të përbërë nga 10 persona, ndër të cilët është dhe shtetasi Isuf Brahimaj

.- Bashkim Brahimaj dhe Isuf Brahimaj janë hetuar për importimin e një sasie prej 2 kg lëndë narkotike kokainë, një pjesë e të cilës prej 515 gr. është sekuestruar në datë 16 prill 2009 në San Giovanni Valdarano, si edhe për mbajtjen e 147gr lëndë narkotike e llojit kokainë, ndodhur në datë 29 tetor 2004 në Arezzo.

– Isuf Brahimaj është akuzuar për importimin nga Belgjika në Itali të një sasie prej 8.021 gr kokainë, ndodhur ne Begjike, Romë datë 19 nentor 2008.

– Isuf Brahimaj është akuzuar gjithashtu për importimin nga Belgjika në Milano Itali të një sasie prej 5 kg kokainë, ndodhur ne Begjike, Milano në datë 07 dhjetor 2008.

Sa më sipër, dokumentohet plotësisht se shtetasit Ermal Bajrami alias Bashkim Brahimaj dhe vëllai i tij, Isuf Koka alias Isuf Brahimaj, kanë qenë të përfshirë në veprimtari kriminale dhe ndaj tyre janë zhvilluar disa procese gjyqësore penale, të cilat kanë përfunduar me vendime të formës së prerë.

Gjatë gjykimit, nga ana e Shpëtim Brahimaj janë ngritur pretendime lidhur me burimin e financimit për blerjen e truallit. Sipas tij, një pjesë e të ardhurave janë krijuar nga shitja e bagëtive në periudhën 1990-2006, si edhe nga të ardhurat e fëmijëve të tij në emigrim. Gjithashtu, në mbështetje të pretendimeve të tij, Shpëtim Brahimaj ka paraqitur në gjykatë edhe disa dokumenta huamarrje nga persona të tretë, për të cilat, gjatë shqyrtimit gjyqësor, rezultuan pa vlerë.

Në përfundim të procesit gjyqësor, Gjykata për Krime të Rënda pranoi kërkesën e Prokurorisë për Krime të Rënda dhe vendosi konfiskimin e:

– Objekti truall me sip.parcele ndërtimore 2500 m2, lagja “Uji i Ftohtë” Vlorë, me pronar Shpëtim Brahimaj.

– Objekti ndërtesë pesë kate me sip.totale 3089 m2, lagja “Uji i i ftohtë” Vlorë, i regjistruar në emër të shtetasit Shpëtim Brahimaj.(Express)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?