Kush do ta fitojë duelin: Ambasadorja amerikane Kim apo ish-kryeministri Berisha?

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ishte e prerë dje te Lulzim Basha kur tha para mediave se “Do të doja të theksoja gjithashtu përgjegjësinë që kanë kryetarët e partive për t’u siguruar që kur të hyjnë në atë parlament, të shoqërohen nga anëtarë që janë të denjë për të përfaqësuar Shqipërinë. Do të jetë veçanërisht e rëndësishme që edhe PD t’i mendojë këto çështje”, u shpreh ambasadorja pas një takimi të gjatë me zotin Basha.

E kishte fjalën direkt për Sali Berishën.

Pra SHBA nuk e do deputet në parlament ish-liderin e PD-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndaj deklaratave të saj reagoi zoti Berisha. Ai e cilësoi “një deklaratë fyese për çdo demokrat dhe shqiptar duke iu përmendur barin”, dhe se “në dhunim flagrantë të misionit të saj (ambasadorja) i kërkoi kryetarit demokrat që Sali Berisha të mos futet në parlamenti e ardhshëm”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në mënyrë të prerë ai u shpreh seasnjë shpifje, trillim apo sajim nuk mund të pengojë kurrë Sali Berishën, të përmbushë misionin që i kanë besuar zgjedhësit shqiptarë”.

Pra të dy tashmë janë në luftë të hapur se kush do të fitojë duelin publik.

Berisha i vetëm dhe pa mbështetje nga kryetari i PD apo ambasadorja amerikane që ka shtetin më të fuqishëm të Botës?

Beteja duket se do kalojë në SPAK.

Dosja e tij, sipas burimeve konfidenciale, po trajtohet me precedencë nga prokurorët e SPAK.

Si rregull amerikanët të paralajmërojnë që “kujdes”. Më pas vepron Drejtësia!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?