Kushi thirrje drejtuesve të zyrave arsimore në 10 bashkitë: Angazhim për mësimin online

Pas vendimit që shkollat e mesme në 10 qytete të vndit do të vijojnë mësimin online për një periudhë dy javore, ministrja e Arsimit, Evis Kushi zhvilloi një takim online me drejtuesit e zyrave vendore arsimore që janë pjesë e zonave me risk të lartë.

”Menjëherë pas sugjerimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve për zhvillimin e mësimit online për një periudhë 14 ditore në shkollat e mesme në zonat me risk të lartë, zhvillova një takim online me drejtuesit e zyrave vendore arsimore që preken, si dhe me përfaqësues nga MASR dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar”,-thotë Kushi.

Ministrja thotë se gjatë takimi u ka kërkuar të gjithëve që të shtojnë vëmendjen për monitorimin e vazhdueshëm të zhvillimit të mësimit online, duke siguruar që nxënësit dhe mësuesit po përdorin në mënyrë efektive kanalet alternative për procesin mësimor: atë të platformës Akademi.al, kanalin e dedikuar RTSH Shkollë dhe kanalin në Youtube të MASR.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, ajo ka nënvizuar sesa e rëndësishme është që secili të mos ulë në asnjë moment vigjilencën dhe angazhimin për të monitoruar personalisht e me grupe pune nëpër shkolla rreth zbatimit të masave anti-covid, duke filluar nga matja e temperaturës, mbajtja e maskës, respektimi i distancës dhe higjienizimi i ambienteve tek shkollat ku procesi mësimor po zhvillohet sipas skenarit të kombinuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?