Kuvendi i Shqipërisë ndriçohet për muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e fëmijëve

Mbrëmjen e sotme ndërtesa e Kuvendit të Shqipërisë është ndriçuar në ngjyrë të verdhë (të artë) duke iu bashkuar fushatës ndërgjegjësuese që organizohet në shumë vende të botës, në Muajin Ndërkombëtar të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Fëmijëve. Iniciativa i bashkohet fushatave ndërgjegjësuese që zhvillohen çdo vit në muajin Shtator, me qëllimin për të nxitur veprimin global dhe theksuar sfidat me të cilat përballen pacientët e vegjël, për të thyer barrierat në kujdesin shëndetësore, si dhe për të promovuar “Fjongon e Artë” si simbol universal të ndërgjegjësimit dhe solidaritetit ndaj kësaj sëmundje tek fëmijët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?