FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kuvendi mblidhet të enjten/ Në rend dite amnistia penale, Kodit Rrugor dhe 3 interpelanca

Këtë të enjte parashikohet një seancë e ngjeshur plenare në Kuvend. Ministri i Europës dhe i Punëve të Jashtme, Ferit Hoxha do të informojë lidhur me konkluzionet për Konferencën Ndërqeveritare Shqipëri-BE, e cila u mbajt më 26 maj në Bruksel.

Rendi i ditës përfshin tri interpelanca, një me ministren e Shëndetësisë, Evis Sala dhe grupit të deputetëve të PD lidhur me mungesat dhe infrastrukturën shëndetësore në QSUT. Nga deputeti Erald Kapri është kërkuar një seancë pyetje-përgjigje me ministren për çështjen që pacientët s’mund të bëjnë analiza pas datës 20. Deputeti i PS-së, Erion Braçe kërkon sqarime nga zv/kryeministrja Albana Koçiu për legalizimet e ndërtimeve pa leje.

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka kërkuar interpelancë me ministrin e Turizmit, Blendi Gonxhja për masat e marra për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Siç ishte njoftuar më herët, amnistia penale pritet të miratohet në Kuvend, por pritet rishikimi i datës kufi të 31 dhjetorit 2025 për vendimet e formës së prerë. Si rrjedhojë, kjo do të zbulojë edhe numrin total të përfituesve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tre projektligje për Kodin Rrugor, një i fokusuar te disa problematika si tejkalimi i peshave, mosrespektimi i përmasave, mangësia në kontrolle e inspektime, konkurrenca e pabarabartë dhe mospërputhja ligjore. Dy projektligje të propozuara nga opozita fokusohen te automjetet dhe motomjetet elektrike dhe monopatinat, për regjistrimin, qarkullimin dhe përdorimin e tyre nga të miturit.

Gjithashtu do të diskutohen projektligji për energjinë elektrike, informacionin elektrik të transportit të mallrave dhe për sigurimet shoqërore, si dhe 7 projektvendime.

I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 18.6.2026, ora 10:00.

II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 11.6.2026.

2. Njoftime.

3. Informim mbi konkluzionet e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri – Bashkimi Europian, në kuadër të procesit të negociatave të anëtarësimit.

4. Interpelancë urgjente me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Evis Sala, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

5. Interpelancë me Zëvendëskryeministren e Republikës së Shqipërisë, znj. Albana Koçiu, kërkuar nga deputeti Erion Braçe.

6. Interpelancë me Ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, z. Blendi Gonxhja, kërkuar nga deputetja Ina Zhupa.

7. Seancë pyetje – përgjigje me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Evis Sala, kërkuar nga deputeti Erald Kapri.

8. Projektligji “Për dhënie amnistie”.

9. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8378, datë 22.07.1998, “Кodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.

10. Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 8378, datë 22.07.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”.

11. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8378, datë 22.07.1998, “Kodi Rrugor Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”.

12. Projektligji “Për sektorin e energjisë elektrike”.

13. Projektligji “Për informacionin elektronik të transportit të mallrave”.

14. Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

15. Projektvendimi “Për miratimin e Planit Strategjik të Kuvendit të Shqipërisë 2026 – 2030″.

16. Projektvendimi “Për ngritjen e Nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik në përbërje të Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat”.

17. Projektvendimi “Për ngritjen e Nënkomisionit për Administratën Publike në përbërje të Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike”.

18. Projektvendimi “Për ngritjen e Nënkomisionit për Zhvillim të Qëndrueshëm në përbërje të Komisionit për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm”.

19. Projektvendimi “Për ngritjen e tri nënkomisioneve në përbërje të Komisionit për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural”.

20. Projektvendim “Për ngritjen e Nënkomisionit për Integritetin e Informacionit Publik, Dezinformimin dhe Ndërhyrjet e Huaja në përbërje të Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik”.

21. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?