FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dita e 17-të e protestës, aktivistja: Qytetarët do të ndalin arrogancën e pushtetit

Nga sheshi ”Skënderbej”, ku bëhet grumbullimi i qytetarëve për të shkuar më pas drejt Kryeministrisë, aktivistja Dorjana Musai në ditën e 17-të të protestës, tha se zëri i qytetarëve nuk do të ndalet. Musai u ndal edhe te ngjarja e 30 majit në Zvërnec, të cilën e cilësoi si një “akt të rëndë dhune ndaj qytetarit”.

Sipas saj, kjo ngjarje ka reflektuar një gjendje më të gjerë të sistemit dhe raportit mes qytetarëve dhe institucioneve. “Kjo që po ndodh është më shumë se një protestë; është një formë e demokracisë së drejtpërdrejtë”,-u shpreh ajo.

Sipas saj, qytetarët janë të vendosur të vazhdojnë reagimin e tyre. ”Kam protestuar gjithmonë. Këtë herë edhe policia u duk e zbuluar. Gjatë këtyre viteve, gjithçka është akumuluar. Me aktin në Zvërnec pamë jo vetëm arrogancën e pushtetit, por edhe një shtet të injoruar. Qytetarët u ndjenë vetëm atë ditë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo shtoi se pjesëmarrësit në protestë janë të organizuar dhe të qetë. ”Qytetarët kanë dalë për të ndalur këtë arrogancë. Nuk e di nëse do krijohet parti politike apo jo, por di të them që është diçka e bukur. Ata po ruajnë protestën dhe nuk lejojnë që ajo të prishet”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?