Kuvendi miraton qeverinë “Rama 4” me 82 vota pro. Opozita gjuan me shishe në drejtim të kryeministrit
Kuvendi miraton qeverinë e re “Rama 4” me 82 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.
Mes tensioneve të opozitës, Kuvendi ka miratuar paraditen e sotme programin e qeverisës për katër vitet e ardhshme.
Menjëherë pas fjalës së shkurtër të Kryeministrit Rama, deputetët e opozitës krijuan tensione në sallë derisa arritën të gjuanin kryeministrin me shishe uji dhe librin e Kushtetutës. Për këtë arsye seanca që ishte parashikuar të zgjaste rreth dy ditë, zgjati vetëm 25 minuta.
Opozita bllokoi foltoren dhe diskutimet u mbyllën.
Kështu, pas kundërshtive të opozitës për të dëgjuar fjalën e Ramës, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, kërkoi që procesi të kalonte direkt në votim.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi hodhi në votim programin qeverisës dhe përbërjen e Këshillit të ministrave, i cili u miratua me 82 vota pro, ndërkohë që opozita nuk mori pjesë në votim.
Opozita duhej të ishte e kujdesshme për të mos krijuar situatën e përplasjes por të debatonte për programin e qeverisë.



KOHA JONË SONDAZH

