Kuvendi: PABSEC, bashkëpunimi kontribuon për paqen
Nën kujdesin e veçantë të Kuvendit të Shqipërisë, u mbajt sot takimi i 45-të i Komisionit për Çështjet Sociale, Kulturore dhe Edukimit të Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC), ku morën pjesë delegacione nga Turqia, Rumania, Shqipëria, Armenia, Bullgaria, Gjerogjia, Moldavia, Rusia, Serbia, Ukraina dhe Greqia.
Me këtë rast, konferencën e përshëndeti, Sekretari i Përgjithshëm i PABSEC, Asaf Hajiyev, i cili falenderoi Kuvendin e Shqipërisë për mikëpritjen dhe uroi kombin shqiptar për suksesin e Kombëtares Shqiptare në Kampionatin Europian, njëkohësisht uroi suksese të tilla në të gjitha fushat ekonomike, sociale, kulturore.
Gjithashtu, në fjalën e saj përshëndetëse, nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Valentia Leskaj tha se bashkëpunimi shumplanësh në kuadër të kësaj organizate, kontribuon për paqen, sigurinë dhe prosperitetin ekonomik të vendeve anëtare.
“Fokusimi i takimit të sotëm në çështje që lidhen me trafikimin e paligjshëm të trashëgimisë kulturore, është një temë shumë e rëndësishme dhe aktuale për mbrojtjen e vlerave të qytetërimeve. Importi i paligjshëm, eksporti dhe kalimi i pronësisë së pasurisë kulturore, është një nga shkaqet kryesore të varfërimit të trashëgimisë kulturore të vendeve të këtij rajoni”, – nënvizoi Leskaj
Githashtu, ajo Leskaj u shpreh se Parlamenti i Shqipërisë ka miratuar një legjislacion për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, përfshirë dhe jetësimin e tyre. Në përfundim të fjalës së saj, Leskaj u shpreh se ky aktivitet, ka për qëllim nxitjen dhe forcimin e një platforme bashkëpunimi, jo vetëm në nivelin parlamentar, por edhe në atë, të të gjitha agjencive qeveritare.
KOHA JONË SONDAZH

