Kuvendi “vishet” mavi (FOTO)
Përveç ndryshimeve të mëdha në administratë dhe qeveri, duket se ky mandat i qeverisë ”Rama 2”do të përshkohet dhe nga një element tejet i veçantë. Ngjyra mavi, që është dhe ngjyra që karakterizon partinë, duket se do të shfaqet edhe në institucione të rëndësishme, siç është Parlamenti.
Shqiptarja.com, shkruan se salla ku do të ulen deputetët dhe ministrat e qeverisë “Rama 2” është veshur e gjitha në mavi. Siç është bërë e ditur, mbledhjet e Grupit Parlamentar të PS, ato mes ministrave çdo të hënë dhe Kryesia e PS do të mbahen në Kryesinë e Kuvendit.
Pak ditë më parë, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit Qeveri-PS-Grup, mbledhjet e të cilëve do të zhvillohen në Kuvend, i cili tashmë ka marrë pamje të re, siç e tregojnë dhe fotot e mëposhtme.


