Ky është fëmija i parë i 2015-ës

Minuta e para e vitit të ri 2015 ka sjellë në jetë një foshnjë të gjinisë mashkull. Foshnja ka lindur rreth orës 00:01 në maternitetin “Koço Gliozheni”. Mjekët kanë pohuar se foshnja ka lindur në peshën 4 kg dhe gëzon shëndet të plotë. Ndërsa për sa i takon emrit, familja nga Tepelena shprehen se ende nuk e kanë menduar se si do ta quajnë atë. Familjarët thonë se është fëmija i tretë i familjes së tyre.

SHKARKO APP