Kyçet materniteti në Mat, kushtet çnjerrëzore

Lajmi i nënës 35 vjeçare Aida Çajka që humbi jetën në maternitetin “Koço Klozheni”, bashkë me foshnjen e saj, ka hedhur dritë mbi gjendjen mjerane dhe jashtë çdo kushti në të cilën janë maternitetet në rrethe. Spitali i Matit ka mbetur pa mjek gjinekolog, e kjo mungesa e mjekëve specialistë ka krijuar probleme serioze për jetën dhe shëndetin e grave shtatzëna.

Materniteti i spitalit “Xhavit Mara” , siç raporton gazeta “Panorama” se, nuk ka mjek obstetër gjinekolog edhe pas largimit të mjekut Pjetër Meci ka lënë vakant vendin e një specialisti të tillë. Drejtori i spitalit Burrel, Dritan Neli, theksoi për mediat se të paktën tri shkresa ia ka adresuar institucionit të shëndetësisë dhe ka kërkuar emërimin e një mjeku obstetër gjinekolog.

Infermieret dhe mamitë e Burrelit shprehen se u duket i tepërt qëndrimi në punë, kur ato nuk kanë mundësi t’u afrojnë ndonjë shërbim pacienteve që mbërrijnë në maternitet.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është e pafalshme që të mos ketë maternitet për rrethin e Matit me 60 mijë banorë, kur dihet se nevojat janë të shumta. Vijnë gra shtatzëna nga zonat e thella të Xibrit, Macukullit, Derjanit etj., por atyre nuk u jepet asnjë ndihmë e profilizuar për shqetë- simin që ato kanë. Nuk është zgjidhje dërgimi i tyre në Tiranë e Lezhë. Gratë në lindje kanë nevojë për ndihmë urgjente. Ngjarja e ndodhur në kryeqytet duhet të alarmojë drejtuesit e shëndetësisë”, shtuan infermieret e Burrelit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe më kritike paraqitet gjendja në Maternitetin e Bulqizës. Prej më shumë se një viti në rrethin verilindor me më shumë se 40 mijë banorë mungon mjeku gjinekolog. Urgjencat dërgohen kryesisht në Peshkopi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?