Laboratori i kokainës, Pranvera Ebeling do vijë në Tiranë. Burg Ermal Hoxhës
Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda nuk ndryshon masën e sigurisë për nipin e ish-diktatorit Enver Hoxha i akuzuar si një prej pjesëtarëve të trafikut të kokainës.
Kjo gjykatë vendosi të lërë në fuqi masën e arrestit burg për Ermal Hoxhën dhe Kastriot Imerin.
Për Ilir Hysenin, avokati i tij Ferdinand Doja është shprehur se ka pranuar akuzat por nuk do të bashkëpunojë me drejtësinë.
Gjithashtu avokati nënvizoi se Pranvera Ebeling, vajza e cila përflitet se ishte përfshirë në trafikun e drogës sipas tij nuk ka lidhje fare.
Ferdinand Doja: Pranvera Ebeling nuk ka lidhje fare me çështjen e drogës. Pranvera Ebeling do të vijë në Tiranë për të sqaruar situatën
Ndërsa Përparim Noka, avokati i Kastriot Imerit tha se klienti i tij njihej që në fëmijëri me Ilir Hysenin.
KOHA JONË SONDAZH

