Laboratori në Xibrakë, Dalipi: Magazinën e kisha dhënë me qera

Një prej të arrestuarve të përfshirë në laboratorin e kokainës në Xibrakë, Klement Dalipi, mësohet të ketë thënë sot në gjyq se magazinën e kishte dhënë me qera dhe personi që e përdorte nuk ishte arrestuar.

Kjo deklaratë është dhënë sot kur Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij dhe 3 personave të arrestuar për trafikun e kokainës: Saimir Batku, Gentian Gjonaj, Klement e Arian Dalipi. Dje, Gjykata vendosi arrest me burg për 5 personat e tjerë të grupit.

SHKARKO APP