LAJM I FUNDIT/ Atentat me armë zjarri të riut në Shijak, në kërkim autori 30-vjeçar
Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shijak nga një konflikt i çastit.
Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, rreth orës 08:30, në hyrje të qytetit të Shijakut.
Si pasojë është plagosur në këmbë, me armë zjarri tip pistoletë, shtetasi B.K. 25 vjeç, banues në Shijak.
I riu ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët kanë këqyrur vendin e ngjarjes dhe mbledhur provat materiale, me qëllim zbardhjen e ngjarjes.
Nga veprimet hetimore është bërë e mundur të identifikohet autori i ngjarjes, i cili dyshohet se është I.N. 30 vjeç, banues në Shijak.
Policia ka shpallur në kërkim autorin dhe po punon për kapjen e tij.

