LAJM I FUNDIT/ “Çmendet” lushnjari, tenton të mbysë gruan me litar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ën Lushnjë, ku burri ka shkuar deri në marrëzi, sa ka tentuar të mbysë gruan e tij me litar.

Sot në datën 05.07.2017, nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Komisaraitin e Policisë Lushnje, falë veprimeve të shpejta operative dhe një pune të mirëorganizuar, u bë kapja dhe ndalimi i personit të shpallur në kërkim:

-Feçor Biçaku, 56 vjeç, banues në Lushnje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi në datën 04.07.2017, në shtëpinë e tij, për motive të dobëta, ka tentuar të mbysë me litar bashkëshorten e tij, shtetasen F.B, 52 vjeçe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aktualisht kjo shtetase ndodhet e shtruar në spital në Tiranë në gjendje të rëndë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë për Krime të Rënda Tìranë, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare ” e mbetur në tentativë, parashikuar nga Nenet 79/c dhe 22 të Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?