Lajm i fundit. Prag revolte në burgun 313

 

Burgu 313 në Tiranë është në prag revolte. Të paktën 75 të burgosur kërcënojnë me protesta të fuqishme nëse nuk merren në konsideratë kërkesat e tyre për të ulur numrin e të dënuarve nëpër dhoma. Mbipopullimi i ka ngritur ata në protestë. Disa prej tyre kontaktuan me televizionin Abcnews dhe thanë se do të hyjnë në grevë urie. Disa burime thanë për lapsi.al se situata është delikate. Mbipopullimi është kthyer në problem edhe për burgjet e tjera. Raportet e disa organizatave të të drejtave të njeriut flasin për të paktën 1500 të burgosur më shumë sesa kapacitetet në burgjet shqiptare. Në burgun 313 në çdo dhomë ka 13 deri në 15 të burgosur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?