Lajm i fundit/Arrestohet sërish kryebashkiaku i Vlorës

Arrestohet Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika me urdhër të prokurorit të rrethit, Ramadan Troci.

Akuzat ndaj Gjikës janë: “Shpërdorim detyre” dhe “ndërtim pa leje”. Bëhet fjalë për një pallat 11-katësh, për të cilin dyshohet se Gjika ka falsifikuar dokumentat.

Sëbashku me Gjikën janë arrestuar edhe dy persona të tjerë: Shefja e Urbanistik ës në bashki, Dorjana Sulaj si dhe biznesmen i i ndërtimit, Artur Haxhi.

Arrestimi ka ndodhur para pak minutash, rreth orësh 15:30 dhe vetëm pak javë pasi Gjika i shpëtoi akuzës për një çështje të ngjashme që kishte të bënte me ndërtimet e paligjshme . Por, këtë herë ai ka përfunduar nën akzuë.

Për të njëjtat akuza ka përfunduar në pranga dhe shefja eUrbanistik ës, që dyshohet se të gjitha veprimet i ka kryer në bashkëpu nim me të. Bëhet fjalë për një pallat 11-katësh në zemër të qytetit të Vlorës dhe për ta ngritur atë, janë falsifikuar firmat në procesver balin e KKRT­së. Ky është një lajm surprizë.

Bëhet fjalë për një hetim të nisur, por për të nuk është folur dhe është bërë për të mos lejuar prishjen e provave. Përsa i përket biznesmenit, ai është një ndër më të fuqishmit në këtë fushë në qytet dhe dyshohet se ka bashkëpu nuar me dy të dushuarit e tjerë

SHKARKO APP