LAJMI I FUNDIT/ Mori hakun e të vëllait- Identifikohet autori i vrasjes së Hekuran Billës, shpallet në kërkim nga policia
Është identifikuar autori i vrasjes së 40-vjeçarit Hekuran Billa, te Komuna e Parisit, në Tiranë, mbrëmjen e të enjtes.
Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Dorjana Bezat, e cila thekson se është shpallur në kërkim nga policia.
Autori i dyshuar i krimit të rëndë është shpallur vëllai i 22-vjeçarit Prel Marku, i vrarë nga Hekuran Billa, në vitin 2006, në Angli.
Autori i dyshuar është 34 vjeç, ndërsa nuk dihen ende bashkëpunëtorët e tij në krim.
Si ndodhi ekzekutimi –40 vjeçari kishte 5 ditë që kishte ardhur nga Belgjika. Dhe mbrëmjen e të enjtes ora 22:00 ishte kthyer nga Durrësi për tu takuar me të motrën e cila kishte një biznes pranë qendres tregtare tek “Komuna e Parisit”.
Ai ka mbërritur nga Selita, ndërsa autorët që duket se janë sinjalizuar nga informatorët janë afruar pranë automjetit të viktimës. Ata kanë ardhur nga drejtimi i kundërt dhe kanë qëlluar mbi 30 herë pa zbritur nga automjeti.
Nga 11 plumbat që kanë kapur makinën, dy prej tyre i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme, një në trup dhe një në kokë. Autorët kanë qëlluar nga e djathta e automjetit pasi makina e viktimës ishte importuar nga Anglia.