LAJMI I FUNDIT: Policia ka nisur operacionin për arrestimin e terroristëve në qytetin e Reims

Lajmet jane kontradiktore qe vijne nga agjensi te ndryshme lajmesh. Disa thone jane arrestuar por nuk thuhet se po kerkojne te arrestojne kokat e tyre ne Paris. Por gjithsesi me seriozi duhet te jete nga agjensia France Press.

Forcat anti terror të policisë franceze janë duke bërë kërkime në qytetin verilindor Reims, 129 km nga Parisi, në kërkim te të dyshuarve për sulm terrorist në revistën satirike Charlie Hedbo, shkruan agjencia France Press

Sipas njoftimeve policia ka paralajmëruar gazetarët që të kenë kujdes pasi të dyshuarit mund të përleshen me policinë ndërsa opsioni i dytë është që ata të provojnë të ikin.

Sulmi në Paris që la 12 të vdekur dhe 11 të lënduar ka vazhduar gjatë gjithë ditës por ende nuk ka informacione në detale për operacionit.

Gazeta Liberation ka thënë se policia ka identifikuar vendndodhjen e tre të dyshuarve duke cituar burime policore.

Le Point ndërkaq ka identifikuar vëllëzërit azilant Said dhe Cherif Kaouchi, të moshës 32 dhe 34 dhe Hamyd Mourad 18.

SHKARKO APP