Lala replikon me Bregun për Ballukun: A merr vendim GJK pa presion politik?

Gazetarët Sokol Bregu dhe Klodiana Lala debatuan në emisionin “Të Paekspozuarit” për seancën në Gjykatën Kushtetuese për pezullimin e zv/kryeministres dhe ministres Belinda Balluku nga SPAK. Bregu iu referua këshilltarit të presidencës, Rusmajli për të mbrotjur idenë se Kushtetuta nuk e parasheh pezullimin e ministrave, ndërsa Lala replikoi duke thënë se askush nuk është kundër vendimit që mund të marrë GJK, por a do të marrë një vendim pa presion politik.

Biseda

Bregu: Unë e ndoqa seancën në Gjykatën Kushtetuese. Argumenti i këshilltarit të Presidencës, Ilir Rusmajli, thotë se Kushtetuta nuk jep asnjë mekanizëm për pezullimin e ministrave. Tha se po sikur SPAK dhe GJKKO janë të parat që arritën një sukses në reformën në drejtësi dhe sikur institucionet e tjera nuk ekzistojnë. Duhet ta dëgjojmë edhe Gjykatën Kushtetuese. Ti ke çuar në Kuvend 16 mijë faqe. Ajo që shtrohet me të drejtë është që qeveria shkoi në Kushtetuese. Nuk është vetëm për rastin Balluku. Por pas një viti çfarë do të ndodhë në një rast të tillë?

Swiss Digital Desktop Reklama

Lala: Askush nuk është kundër që GJK të marrë një vendim, por a e merr pa presion politik. Që kur ka nisur ky proces Rama ka vënë në shenjestër gjykatës dhe prokurorë. A është posti i ministrit i pezullueshëm?

Swiss Digital Mobile Reklama

Bregu: Po pse 5 deklarata të kryeministrit janë ndikim dhe 5 të Ambasadës Amerikane nuk quhen ndikim?

Lala: Kryeministri është duke bërë një presion dhe betejë jo për Ballukun, por për veten e vet. Shqipërinë nuk mund ta bëjnë ndërkombëtarët, por nuk mund ta pranojmë normalitet që kryeministrit merret prej 3 muajsh me gjyqtarët dhe prokurorët. Nëse GJK jep një vendim të pavarur është e mirëpritur. Balluku mund të jetë e pafajshme, por është e pandehur për tunelin e Llogarasë për 190 milionë euro dhe Unazën e Madhe për dhjetra milionë euro. Moralisht zonja Balluku duhej të ishte larguar. Kush na tregon se vendimi i GJK nuk do të jetë i ndikuar nga politika?

Bregu: Unë e pashë parashtrimin. Njeriu i presidencës tha se nuk njeh kushtetuta mekanizmin e pezullimit të ministrit. Pse nuk iu drejtuan parlamentit që në fillim? Këtu lidhet për precedentin dhe shtetin ligjor. Reforma në drejtësi nuk është për sa kohë drejton Rama, por u bë për dekada me radhë.

Rakipi: Reforma në drejtësi ka dështuar se ka 0.03 për qind të çështjeve. Hallet që ka Fatmiri, Saliu dhe Balluku janë halle të 0.03 për qind të shqiptarëve.

Bregu: Kushtetuta thotë se ti i drejtohesh parlamentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?