Lame: Informaliteti nuk është vetëm problem modern

Drejtori i Përgjithshëm ALUIZNI-t, Artan Lame, ishte sot i ftuar në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, ku mbajti një leksion të hapur me temë “Fenomeni shqiptar i informalitetit” dhe iu përgjigj pyetjeve të studentëve të pranishëm. 
Dekani i Shkencave Politike dhe Juridikut pranë këtij universiteti, Afrim Krasniqi tha se “Lame nuk vjen para studentëve thjesht si një zyrtar që merret me problematikën e legalizimeve të zonave informale, por është një nga studiuesit më të mirë të historisë së Shqipërisë dhe njohës i trashëgimisë kulturore”. 
Lame në fjalën e tij preku çështjen e informalitetit si një fenomen që i ka rrënjët jo në vitin 1990, por që në antikitet e mesjetë. Lame bëri një tablo të gjatë të historisë së urbanizimit në shoqërinë shqiptare që nga Mesjeta, Perandoria Osmane, me ndërtimet e para sipas rregullave në fund të kësaj perandorie, për të ardhur tek lulëzimi i vërtetë i ndërtimeve me dy luftërat botërore, të mirat dhe të këqijat e regjimit komunist në këtë pikpamje dhe deri në ditët tona kur janë mijëra ndërtime pa leje dhe zona informale. 
Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t iu përgjigj interesit të studentëve mbi impaktin social dhe ekonomik të procesit të legalizimit, për problematikën e ndërtimeve pa leje në zonat arkeologjike dhe turistike në Durrës, etj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?