Larje hesapesh, shqiptari ekzekutohet me dy plumba në Greqi
Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Athinë ku një 35-vjeçar shqiptar është vrarë me dy plumba.
Burime nga mediat greke bëjnë me dije se dy përsona që lëvizin me motor kanë qëlluar për vdekje shqiptarin, identiteti i të cilit nuk dihet ende.
Ndër të tjera thuhet se i riu ishte në makinën e tij në momentin kur u plagos rëndë, ndërsa ndërroi jetë në spital pas plagëve që kishte marrë në kraharor.
Ngjarja ka ndodhur në Menedhi të kryeqytetin grek si dhe raportohet se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për larje hesapesh. Ndërkohë policia greke ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje

