Lefter Koka: Rracja dhe Tropoja në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka dhënë sot një lajm të mirë për pasuritë natyrore. Në një njoftim në Facebook ai shprehet se Lumi i Gashit (Tropojë) dhe Rrajca (Përrenjas) me pyjet e vjetër të Ahut janë përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s!

Postimi në Facebook i Lefter Kokës: Miq

Shqipëria është e bekuar me natyrë të mrekullueshme por është e ndëshkuar nga neglizhenca dhe keqdrejtimi në vite! Vetëm në këto 4 vite vizioni ynë për MJEDISIN dhe veçanërisht për ZONAT E MBROJTURA dha frytet e para duke shënuar arritje cilësore edhe në nivelin ndërkombëtar!

Swiss Digital Desktop Reklama

Prej ditës së sotme Lumi i Gashit (Tropojë) dhe Rrajca (Përrenjas) me pyjet e vjetër të Ahut janë përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s!

Swiss Digital Mobile Reklama

Falë punës së përkushtuar dhe të vazhdueshme të Ministrisë së Mjedisit në këto 4 vite, pasuritë natyrore jo vetëm janë ruajtur dhe zhvilluar, por bëhen pjesë e trashëgimisë natyrore të Botës!

Puna vazhdon me Liqenin e Ohrit kur gjatë takimit të UNESCO-s në Krakovë të Polonisë, prezantohet nga përfaqësues të MiniStrisë së Mjedisit, progresi me përgatitjen e dosjes së nominimit për pjesën shqiptare të zonës së liqenit të Ohrit dhe hartimin e shtojcës së Planit të Menaxhimit për Peizazhin e Mbrojtur të liqenit të Ohrit, për të siguruar një menaxhim të integruar dhe të qëndrueshëm të kësaj zone. Kur punon, shpërblehesh!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?