Lekë me thasë paskan marrë njërëzit e Ramës, thotë Basha

 

 

Nuk mbarojnë akuzat nga selitë politike kundërshtare.Sulmon PS dhe thotë se "PD-ja ka vjedhur me thasë" dhe del PD e kundërsulmon duke pohuar se vjedhje galopante po bën Edi Rama dhe ministrat e tij. Populli i hutuar rri e dëgjon dyja palët dhe nuk merr shkopin ti marrë përpara të dyja palët. Dhe të nxjerrë një forcë të re politike nga gjiri i tij.

Në një dalje për mediat kryetari i PD-së Basha renditi një listë që sipas tij janë njerëz që kanë përfituar tendera nga paratë publike, përmes lidhjeve të tyre me kryeministrin Rama. Më poshtë disa prej emrave:

“Çfarë bënë: 5 miliardë ia ka dhënë ndërtuesit të sarajeve të Edi Ramës, ka dy javë që nuk thotë asnjë fjalë por e mohon edhe pse opozita e denoncon:

850 milionë lekë i janë dhënë Safet Gjicit.

320 milionë lekë i ka dhënë Pjerin Ndreut.

Miliona ka marrë kompania e Ilir Beqajt.

970 mln ka marrë kompania e Sadri Abazit, para gjaku dhe djerse dhënë pa tender e garë”, deklaroi Basha.

Sipas tij këto tendera janë dhënë pa garë. Duke u ndalur të çështja e CEZ, kreu i PD-së akuzoi Ramën se i fali 600 milionë euro çekëve dhe për më tepër ndaloi hetimet për këtë dosje. Sipas Bashës pa u zbardhur cështja e CEZ nuk do të ketë qetësi as në Parlament as në Shqipëri. Ai ripërsëriti kërkesën e opozitës për hetim ndërkombëtar.

Nuk do të ketë qetësi thotë Basha, por popullit nuk po i prin asnjeri. Ndërkohë varfëria shtohet dhe vjedhjet rriten. Sa qindra milionë euro i janë vjedhur popullit tash sa vite e akoma nuk po vepron drejtësia, sa mjerime e mashtrime po i sillen njërëzve të thjeshtë e asnjeri nuk bëzan. Atëhere pse të mos vidhet pa hesap?! 

SHKARKO APP